Për ne

Ndërmarrja ndërtimore shërbyese VËLLEZËRIT DODAJ tashmë është emër I njohur në lëmin e ndërtimit në Kosovë. Ndërmarrja ndërtimore VËLLEZËRIT DODAJ me lokacion në fshatin Krushevë e Madhe të Komunës së Klinës është themeluar në vitet 1970 dhe tani aktivitetin e saj e zhvillon në tërë territorin e Kosovës.

 

Ne ndërtimin fillimisht e kishim trashëgimi familjare ku së pari veprimtarin e kemi filluar në rrethinën tone. Pak më vonë në vitet 1980 ne vazhduam punën tone edhe jashtë shtetit përkatësisht në Kroaci, ku për 10 vite ndërtuam objekte të ndryshme te banimit, afarizmit etj. Pas ndryshimit të gjëndjes dhe fillimit të luftës në Kroaci ne kthehemi përseri në Kosovë. Në vitet 1990 ne pëseri fillojmë punën tone të ndërtimit në Kosovë me mangësi të mëdha dhe ku ishte vështirë te zhvillohemi pasi që shqiptarët pengoheshin nga regjimi serb në Kosovë. Gjithashtu në vitet 1990 një pjesë e stafit tone punën e vazhduan në Zvicer duke punuar 10 vite.

 

 

Pas përfundimit të luftës në Kosovë ne u organizuam dhe filluam përseri me ndërtim me një staf të përgatitur mirë, me punëtorë të zellshëm duke punuar objekte të ndryshme.

 

Sot jemi ndërmarrje ndërtimore e lisencuar në nivel Komunal dhe Qeveritar në lëmin e ndërtimit dhe vazhdimisht kemi investuar në ndërmarrje që teknologjia dhe stafi jonë të jenë të përgatitur tu përgjigjen të gjitha kërkesave të investitorëve në vendin tone.

 

Cilësia dhe serioziteti I punës vazhdimisht dëshmohet nga suksesi jonë.

 

Punën e filluam dhe ende vazhdojmë ta zhvillojmë familjarisht, jemi 6 vëllezër por nga respekti vëllai më I ri është në cilësin e drejtorit, Anton Dodaj.

Te rejat

Objekte familjare te banimit

2014

Investitori:

Familjaret

Qendra "Don Bosko"

Gjilan

Investitori:

Renovabis dhe investitor te tjerë

Ndërtimi i Katedrales

"Nëna Terezë"

Në Prishtinë

Investitori:

Ipeshkvia e Kosovës